×

Mesazh

Cache cleaned (558.14KB)

Laboratori biokimik-hematologjik VITA-LAB në Prizren në krye me specialisten e biokimisë klinike, dr. Elvira Salihi, duke i respektuar kërkesat e mjekëve dhe të pacientëve, kryen të gjitha llojet e analizave të gjakut dhe të urinës sipas teknologjisë më të re me aparaturën më moderne laboratorike.

Qëllimi ynë është që pacientët tonë të marrin shërbime mjekësore cilësore, të besueshme dhe para së gjithash, të sakta.

Krahas kontrollimeve të jashtme, ne rregullisht bëjmë kontrollime të brendshme të tërë aparaturës që shërben për kryerjen e analizave ashtu që rezultatet që i ofrohen pacientëve janë të kontrolluara shumë herë dhe në mënyrë rigoroze.

Të gjitha këto analiza laboratori ynë i kryen në mënyrë të shpejtë, profesionist dhe cilësore, për çmime të përballueshme dhe me interpretimin profesionist.
Për çdo pyetje ose mëdyshje në cilëndo fushë të praktikës laboratorike gjithmonë mund të drejtoheni laboratorit tonë.

JU MIRËPRESIM!