×

Mesazh

Cache cleaned (2.12MB)

Rreth nesh

o-namaDoktoresha Elvira Salihi është e lindur në Prishtinë ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe ate të mesmen e mjekësisë. Në vitin 2003 diplomoi në fakultetin e mjekësisë, Universiteti i Prishtinës si një nga studentet e dalluara. Punoi si mjeke e mjekësisë së përgjithshme në qendrën e mjekësisë familjare Lakuriq në Prizren, ku në të njejtën kohë ishte angazhuar edhe në zonat rurale. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 specializoi Biokiminë Klinike në Universitetin e Prishtinës, pas së cilës u punësua në laboratorin e biokimisë së spitalit rajonal të Prizrenit. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ofroi shërbime profesionale institutit mjekësor „Fati im" me seli në Prishtinë.

Laborantja Nida Çürt është e lindur në Prizren. Pas shkollës fillore dhe përfundimit të shkollës së mesme regjistron shkollën profesionale në Universitetin Trakiya të Turqisë, ku diplomon në vitin 2013, dhe fiton titullin Teknik i Lartë i Laboratorit. Deri në vitin 2014, kryen punën praktike në laboratorin e biokimisë së spitalit rajonal të Prizrenit.

Laborantja Binasa Zuli është e lindur në Prizren, ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe shkollën e mesme të mjekësisë. Formimin profesional vazhdon në Bosnje Hercegovinë në Universitetin Panevropian Apeiron në Banjallukë, në të cilin edhe diplomon në vitin 2013 dhe fiton titullin Inxhenjere e Laboratorit Mjekësor. Punën praktike e kryen gjatë viteve 2013-2014 në laboratorin e biokimisë në spitalin rajonal të Prizrenit.