Rreth Laboratorit
Themeluar në vitin 2014, laboratori VITA-LAB është i specializuar në biokimi dhe hematologji, duke ofruar shërbime diagnostikuese të sakta dhe të besueshme. Me mbi një dekadë eksperiencë të dedikuar, fokusi ynë kryesor është në analizat e gjakut, testet e urinës dhe ekzaminimet e tjera biokimike, duke siguruar standardet më të larta të saktësisë. Në laboratorin përdoren pajisje moderne dhe zbatohen masa rigoroze të kontrollit të cilësisë për të ofruar rezultate në kohë dhe të besueshme.
I ndërtuar mbi një bazë besimi dhe besueshmërie, pjesa më e madhe e rritjes sonë është arritur falë pacientëve tanë të kënaqur të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre pozitive. Kjo është dëshmuar nga informatën kthyese prej pacienteve, te cilat vazhdimisht sjellin informatën qe rezultatet e analizave te berra ne laboratorin ynë pranohen edhe ne rajonin pa pas nevojë te përsëriten, siq është Tirana, Shkupi, Beogradi dhe Turqia, gjë qe nuk është rast me laboratorit lokale. Ne mbetemi të angazhuar për t’i shërbyer komunitetit tonë me ekselencë, profesionalizëm dhe kujdes në çdo analizë që kryejmë.
Rreth Doktores
Ekipi ynë profesional është i udhëhequr nga Doktoresha Elvira Salihi, e cila sjell më shumë se 20 vite eksperiencë në fushën e mjekësisë dhe biokimisë klinike. Doktoresha Elvira Salihi diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003. Punoi si mjeke e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prizren dhe zonat rurale përreth. Në vitin 2012 specializoi Biokiminë Klinike në Universitetin e Prishtinës dhe u punësua në laboratorin e biokimisë së Spitalit Rajonal të Prizrenit, si dhe ofroi shërbime profesionale institutit mjekësor „Fati im” për një kohe te shkurtër. Ajo sjell një eksperiencë të gjerë dhe angazhim të veçantë në shërbimet diagnostikuese që ofron. Vazhdimisht merr pjesë në konferenca dhe seminare profesionale, duke u përditësuar në mënyrë të vazhdueshme në fushën e saj, duke sjellë eksperiencë të gjerë dhe angazhim të veçantë në shërbimet diagnostikuese që ofron.

Misioni Ynë
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime diagnostikuese cilësore, të shpejta dhe të sakta, duke kontribuar drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve tanë përmes teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të vazhdueshëm.
Vizioni Ynë
Vizioni ynë është të jemi laboratori lider në rajon, të njohur për inovacion, besueshmëri dhe dedikim ndaj nevojave të pacientëve tanë, duke vendosur standarde të reja në diagnostikimin biokimik dhe hematologjik.